Gliha: Këtë pikë fituam falë Qeqa Krelanit

Futboll

Gliha: Këtë pikë fituam falë Qeqa Krelanit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:09
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës.

Ai pas ndeshjes ka theksuar se këtë pikë dhe këtë ndeshje e fituam falë Qeqa Krelanit, e cila është gazetare e RTK-së.

Këtë qëndrim të tij e dha trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, pas ndeshjes së Kosovës me Zvicrën, në intervistën e dhënë për Florim Canollin e Supersportit.

“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit, sepse Qeqa Krelani është ajo an tha se duhet të marrim lojtar të ndryshëm, duhet të besojmë dhe duket shumë mirë . Ajo tha për lojtarin që dha gol, Muhametin duhet ta vendosja në lojë. Më beso mua, ajo është nëna e futbollit kosovar. Ajo donte që Kosova të fitojë lojën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat