Verstappen magjik triumfon edhe në Las Vegas

Futboll

Verstappen magjik triumfon edhe në Las Vegas

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Verstappen

Max Verstappen me Red Bull i pandalshëm, teksa fitoi mëngjesin e sotëm garën e Las Vegas në Formula 1.

Një garë mjaft interesante, me disa incidente, teksa dy herë hyri në pistë makina e sigurisë e një herë u aplikua makina virtuale e sigurisë. Gjithsesi, në fund triumfoi piloti holandez, që edhe pse u penalizua me 5 sekonda arriti të fitojë.

Në podium u ngjitën edhe monogasku Charles Leclerc (i dyti me Ferrari) dhe meksikani Sergio Perez (i treti me Red Bull). Vijon mallkimi për Leclerc, që këtë sezon nuk fiton dot kur e nis garën nga “pole”, teksa sot u ngjit në vendin e dytë pak metra larg finishit, kur parakaloi Perez.

Një garë mjaft intersesante, në një pistë të gjerë dhe ku lejoheshin parakalimet, duke e bërë tërheqëse garën. Verstappen shfrytëzoi më së miri situatat e krijuara dhe parakaloi Leclerc në 10 xhirot e fundit, duke e merituar fitoren. Gjithsesi, Ferrari sot rivalizoi fort dhe grumbulloi pikë të rëndësishme për vendin e dytë për konstruktorë.

Gara mbeti e hapur deri në fund, me shumë parakalime për të gjitha pozicionet. Në vendin e katërt u klasifikua Esteban Ocon (Alpine), që la pas Lance Stroll me Aston Martin. Në zonën e pikëve edhe Sainz, Hamilton, Russell (u penalizua me 5 sekonda), Alonso dhe Piastri. Gara e fundit sezonale, pas një jave në Abu Dhabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat