Granit Xhaka nuk dëshiron të komentojë kritikat e forta ndaj selektorit 

Futboll

Granit Xhaka nuk dëshiron të komentojë kritikat e forta ndaj selektorit 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Xhaka majtas me selektorin

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, nuk dëshiron të komentojë kritikat e forta ndaj selektorit Murat Yakin.

 “Ne nuk mund të ndikojmë në atë që thuhet dhe shkruhet. 

As neve nuk na intereson. 

Ai është trajner i kombëtares së Zvicrës dhe së bashku jemi një ekip që fitojmë dhe humbim bashkë”, thotë Xhaka transmeton “20min”.

Xhaka ndihet krenar për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

“Tani jemi aty dhe në verë askush nuk do t'ju pyesë se si ishte kualifikimi”, ka përfunduar Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat