FSHF ka një kërkesë për tifozët kuqezi

Futboll

FSHF ka një kërkesë për tifozët kuqezi

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:11
Shqipëria

Federata Shqiptare e Futbollit ka një njoftim të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme, Shqipëri-Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45, SuperSport 2). E vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.

Në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i dhurohet gjithmonë ekipit Kombëtar.

“Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme“, përfundon komunikata zyrtare e FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat