i mahnitur

Futboll

i mahnitur

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:42
Havier Zaneti

Havier Zaneti vazh don të promovojë librin e tij “Një lidhje botërore, histori futbolli mes Italisë dhe Argjenitnës” dhe në deklaratat e fundit të lëshuara për “Planetwin365.news”, ka vlerësuar jo vetëm ecurinë e deritanishme të Interit të tij, por ka folur me superlativa edhe për një juventin, Matias Soulenë.

INTERI – Duke u ndalur te ecuria e skuadrave italiane në Europë, zëvendëspresidenti i Interit është shprehur: “Është pozitive që të gjitha skuadrat e Serisë A kanë shansin për t’u kualifikuar në fazën tjetër. Interi mendoj se e ka arritur me meritë kualifikimin. Tani ajo që mbetet është të fitojmë vendin e parë në grup dhe sigurisht që do të duhet të mbajmë përqendrimin në maksimum në dy ndeshjet e fundit”.

SOULE – Legjenda argjentinase nuk la pa përmendur edhe talentet e vendit të tij, duke vlerësuar Matias Soulenë, si një nga kampionët e së ardhmes. Mesfushori i Juventusit është aktualisht i huazuar te Frozinone, aty ku e ka nisur sezonin në mënyrën e duhur.

“E njihja Soulenë dhe isha në dijeni për cilësitë e tij. Tashmë në Argjentinë ai ishte një nga lojtarët e rinj më premtues dhe zgjedhja për të shkuar te Frozinone ishte e mirë për të. E shoh atë në rritje gjatë gjithë kohës, ai po tregon vlerën e tij.

Të mbërrish në futbollin italian në një moshë kaq të re nuk është e lehtë, por kur dikush arrin atje ai kompleton rrugën e tij të rritjes. Ai po e bën atë në mënyrën më të mirë.

Mendoj se do të gjejë hapësirë edhe në kombëtaren argjentinase, është shumë i ri dhe ka shumë kohë përpara. Për mua është çështje kohe, është talenti i së ardhmes”, përfundoi Zaneti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat