Trajneri i Gjeorgjisë alarmon napolitanët

Futboll

Trajneri i Gjeorgjisë alarmon napolitanët

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Kvisha Kvaratskhelia

Kvisha Kvaratskhelia është bërë në dy vitet e fundit një protagonist absolut në skenën e futbollit botëror me paraqitjet e tij me Napolin. Ai ia doli edhe të shpallej kampion me këtë kub në Itali.

Por tanimë këto paraqitje e kanë kthyer gjeorgjianin në një objektiv të merkatos të klubeve të mëdha në Europë.

Këtë e ka zbuluar trajneri i përfaqësueses së Gjeorgjisë, Uilli Sanjol, i cili në konferencë për shtyp ka bërë të qartë se nuk mungon interesimi për lojtarin nga emrat e mëdhenj në kontinent.

“Kvara luan në një klub elitar siç është Napoli, por edhe skuadra gjigante të futbollit botëror janë interesuar për të, si Barcelona, Real Madrid dhe Bajern Mynih.

Të luash në këto klube është një ëndërr për këdo, çdo lojtar shpreson një ditë që të mund të veshë një fanellë të tillë dhe të fitojë trofe të rëndësishëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat