“Arena Kombëtare” krejtësisht e shitur për ndeshjen me Ishujt Faroe

Futboll

“Arena Kombëtare” krejtësisht e shitur për ndeshjen me Ishujt Faroe

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 17:31
Tifozët

"Arena Kombëtare" s'do ketë asnjë vend të lirë, edhe pse kundërshtari është vendi i fundit në grup.

Shqipëria është kualifikuar tashmë në Euro 2024 dhe të gjithë duan të bëhen pjesë e festës.

Federata Shqiptare e Futbollit në këtë pikë dëshiron të evitojë në maksimum incidentet.

Ka ardhur tashmë njoftimi për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), mbi orarin e hyrjes në stadium.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.

Kjo për të mos krijuar radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë në Arena Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat