Talenti gjerman në “radarët” e “gjigantëve” të Evropës

Futboll

Talenti gjerman në “radarët” e “gjigantëve” të Evropës

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:12
Florian Wirtz

“Aspirinat” e Bayer Leverkusen po përjetojnë një nisje fantastike të sezonit në të gjitha frontet dhe me të drejtë ka marrë “fantazisti”, Florian Wirtz ka marrë rolin e “dirigjentit” në javët e fundit, pas dominimit të javëve të parë nga “bomberi” nigerian Victor Boniface

Kaq ka mjaftuar që klubet më të njohura në Europë të vihen në lëvizje, teksa pas “bavarezëve” të Bayern Munich, tashmë dhe “katalanasit” e Barcelona janë vënë në ndjekje të 20-vjeçarit gjerman.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, bordi i “aspirinave” të Leverkusen, nuk ka ndërmend ta lejojë “yllin” e sulmit të ikë pa 100 milionë euro, shifër kjo goxha e vështirë për t’u arrirë nga klubet e lartpërmendura.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezoni, Wirtz ka zhvilluar plot 17 takime me fanellën e “aspirinave”, ku ka arritur të shënojë plot 6 gola, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrë 10 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat