Trajneri i Portugalisë: Ronaldo është i uritur si një 18-vjeçar

Futboll

Trajneri i Portugalisë: Ronaldo është i uritur si një 18-vjeçar

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Roberto Martinez dhe Ronaldo

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka thënë se Cristiano Ronaldo është ende i uritur si një 18-vjeçar.

Martinez, mes tjerash potencoi se Ronaldo është një lojtar model për të gjithë të tjerët.

"Cristiano Ronaldo është i uritur si një 18-vjeçar. Ai një rol model. Ai gjithmonë provon që të jetë në pozicionin e duhur dhe është duke shikuar për golin”, ka thënë Martinez.

Përndryshe, kombëtarja portugeze fitoi të gjitha ndeshjet e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat