“Dardanët”: Djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe

Futboll

“Dardanët”: Djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e fundit për kualifikueset e EURO 2024.

Dardanët do të përballem me Bjellorusinë në “Fadil Vokrri” në duelin që starton në orën 20:45.

Tifozët e Kombëtares sonë, “Dardanët” kërkojnë përkrahje që tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ të jenë të mbushura, anipse gjasat e Kombëtares sonë, janë shuar për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

“Nesër luajmë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë. Anipse shpresat për kualifikim në Evropian janë shuar, pas paraqitjes vetmohuese të treguar në Bazel, djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe të mundshme, në mënyrë që ta mbarojmë me një fitore këtë cikël. Ftojmë anëtarët tanë që të jenë pjesëmarrës në tribunën e veriut në formë sa më masive. Si gjithmonë, ju ftojmë që të koordinoheni me përgjegjësit nëpër qendrat e ndryshme të vendit, të cilët do të ju orientojnë për organizimin, nisjen drejt Prishtinës dhe detajet tjera. Njëherësh kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që do ta luajë Kosova për këtë vit kalendarik, kështu që mungesa në stadium nuk gjen arsyetim për askënd, jo vetëm anëtarët e tifogrupit tonë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat