Bajrami: Vuajtëm

Futboll

Bajrami: Vuajtëm

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:06
Nedim Bajrami - majtas

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, foli pas duelit ndaj Ishujve Faroe, që përfundoi në barazim pa gola.

“Vuajtëm sepse nuk kishim hapësira, ata mbrojtën shumë mirë.

Patë raste, por duhet të ishim më të qartë. Rëndësi ka që u kualifikuam dhe zumë vendin e parë. Ishin më kompakt mbrapa ata.

Ne duhet të ishim më të qetë me topin.

Duhet të punojmë dhe të shikojmë përpara.  

Kemi akoma punë deri në Gjermani. Me Silvinjon kemi bërë punë shumë të mirë dhe jemi skuadër shumë e fortë. E rëndësishme është të festojmë”, u shpreh Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat