Deklarata që tremb serbët! Media serbe: Pse ish futbollisti shqiptar e do Serbinë?

Futboll

Deklarata që tremb serbët! Media serbe: Pse ish futbollisti shqiptar e do Serbinë?

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:32
Igli Tare

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Shqipëria do të jetë në vazon e dytë në shortin që do të mbahet më 2 dhjetor në Hamburg.

Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare, ka dhënë një deklaratë interesante.

Deklarata e tij bëhet lajm në Serbi.

“Do të doja në një grup Gjermaninë, Italinë, Shqipërinë dhe Serbinë”, tha Igli Tare.

“Igli Tare kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij si lojtar në Gjermani dhe Itali, ndaj dëshirat e tij janë të kuptueshme.

Na mbetet të pyesim veten pse Serbia.

Nëse nuk ka sensacion deri në fund të kualifikimi, Gjermania do të jetë në vazon e parë, Shqipëria në të dytën, Italia në të tretën dhe Serbia në të katërtin.

Që nga pavarësia, Serbia ka luajtur dy herë kundër Shqipërisë. Ose më mirë një herë.

Dueli i parë mes dy skuadrave i luajtur më 14 tetor të vitit 2014 në Beograd u ndërpre për shkak se tifozët shqiptarë lëshuan një dron.

Pasuan skena të pakëndshme, ndaj ndeshja u ndërpre dhe rezultati zyrtar u regjistrua në favor të Shqipërisë.

Ndeshja e kthimit u luajt më 8 tetor 2015 dhe Serbia fitoi 2:0 në Elbasan. Golat ishin shënuar nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajiq.

Nuk ka dyshim se kjo ndeshje do të sillte tensione të mëdha, ndaj nuk dihet pse ish-futbollisti shqiptar e do Serbinë në veçanti”, shkruan pamfleti serb “Kurir".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat