“Largoje fanellën, ti ke problem me Shqipërinë” – Debat i ashpër mes Currit dhe Halilit

Futboll

“Largoje fanellën, ti ke problem me Shqipërinë” – Debat i ashpër mes Currit dhe Halilit

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:44
Debatik Curri

Duke diskutuar rreth lojës në futboll që sonte zhvilloi Shqipëria kundër Ishujve Faroe, ish trajneri Debatik Curri ka debatuar ashpër me gazetarin sportiv Ledio Halilin.

Curri ka thënë se Shqipëria ndoshta nuk ka qenë në formën optimale për shkak të ndryshimeve në formacion.

Halili tha se sonte nuk pati sulme nga lojtarët e Shqipërisë.

Curri i ka thënë Halilit hiqe fanellën se ti qenke me Çekinë.

“Ty ta kisha vesh fanellën e Çekisë menjëherë”, i tha Curri, Halilit. /Gazeta10/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat