Akuza nga Ukraina

Futboll

Akuza nga Ukraina

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Pamje nga një ndeshje

Akuza të forta nga media ukrainase pas dështimit të përfaqësueses së këtij vendi për të mposhtur Italinë në ndeshjen e raundit të fundit në grup.

Polemikat janë ndezur për një 11-metërsh të supozuar të padhënë në fundin e sfidës pas një ndërhyrjeje ndaj Mudryk.

Në “Sport.ua”, një prej gazetave kryesore sportive të vendit, lexohet një paragraf që u referohet fjalëve të Aleksandr Ceferin, i cili në tetor e kishte cilësuar Italinë si “shumë të rëndësishme” për të mos u kualifikuar në Euro 2024.

“Kishte një reagim për një penallti pas rrëzimit të Mudryk, por arbitri nuk reagoi.

Madje nuk u shqetësua fare për të parë pamjet në sistemin VAR – lexohet në artikull -. Në fund ëndrra e Ceferinit u bë realitet: Italia u kualifikua në Kampionatin Evropian falë barazimit 0-0.”

Edhe trajneri i Ukrainës, Rebrov, ishte i bindur se gjyqtari duhej të kishte sinjalizuar për 11-m.

“Për mua, faulli i Cristantes ndaj Mudryk ishte i dukshëm, por ka VAR dhe nuk jemi ne ata që vendosim.

Arbitri në fushë nuk u thirr për të verifikuar atë që ndodhi.

Për mua ishte penallti, por VAR nuk e mori parasysh. Duhej të ishte thirrur arbitri përpara ekranit.

Ishte një ndeshje e vështirë që në fillim.

Në pjesën e parë punuam kryesisht në fazën e mbrojtjes, ndërsa në pjesën e dytë filluam të ushtronim presion.

Djemtë në dhomat e zhveshjes ishin të trishtuar, fola me ata, por ne zhvilluam një ndeshje të mirë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat