Derbi i Italisë në fundjavë

Futboll

Derbi i Italisë në fundjavë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Alesandro Diamanti

Këndvështrimet mbi vlerën që ka dueli i së dielës mes Juves dhe Interit janë të ndryshëm, por ndërsa disa e cilësojnë si një ndeshje kampionati, Alesandro Diamanti e mendon ndryshe.

Për ishmesfushorin e kombëtares italiane një fitore e Interit do të përkthehej në mbyllje të garës për titullin.

“Nëse Interi fiton dhe shkon +5 nga vendi i dytë, kampionati përfundon menjëherë si vitin e kaluar.

Unë nuk e shoh Juventusin të ketë të njëjtën vazhdimësi si Interi. Nëse Juventusi fiton dhe sigurisht që mund të ndodhë pasi është Juventusi, asgjë nuk ndryshon. As një barazim nuk i hyn në punë Juventusit.

Gjithsesi ky është një diskutim gazetarësh, pasi trajnerët dhe lojtarët nuk bëjnë llogaritje të tilla. Vetëm gjatë ndeshjes, nëse e kupton se nuk mund të fitosh, sepse ndoshta nuk mund të shënosh pavarësisht njëqind përpjekjes, atëherë lumturohesh nëse nuk humbet”, tha Diamanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat