Për talentin e Leverkusen interesohet edhe Chelsea

Futboll

Për talentin e Leverkusen interesohet edhe Chelsea

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Jeremie Frimpong

Për talentin e Leverkusen interesohet edhe Chelsea!

Jo vetëm Man UTD dhe Real Madrid, për talentin e Leverkusen tashmë interesohet edhe Chelsea. Jeremie Frimpong është një emër shumë i lakuar në merkato, me futbollistin e Bayer Leverkusen që ka tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Forma e mirë e “Aspirinave” është një meritë edhe e Frimpong, ndërsa për shërbimet e tij, përpos Manchester United dhe Real Madrid, tashmë interesohet edhe Chelsea.

“Blutë” po kërkojnë të lëvizin shpejtë në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në muajin janar, por përvecc konkurrencës me dy klubet e tjera, Chelsea ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me Frimpong që nuk dëshiron të lëviz në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat