Isco beson se Bellingham ka qenë fitues i merituar i çmimit ‘Golden Boy’

Futboll

Isco beson se Bellingham ka qenë fitues i merituar i çmimit ‘Golden Boy’

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 08:35
Jude Bellingham

Në fillim të këtij muaji, Jude Bellingham u kurorëzua si fitues i çmimit ‘Golden Boy 2023’. 20-vjeçari fitoi çmimin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Borussia Dortmundin dhe Real Madridin, pasi ai mundi lojtarë si Jamal Musiala, Alejandro Balde dhe Antonio Silva për të marrë çmimin.

Teksa, disa njerëz mendonin se Bellingham ishte një fitues i pamerituar, i këtij mendimi nuk ishte edhe ish-mesfushori i Real Madridit, Isco.

Mesfushorri spanjoll mendon se paraqitjet e Bellingham për “Los Blancos” ishin të mjaftueshme që ai të meritonte çmimin.

“Të gjithë e kemi parë se si performon, apo jo? Ai është fituesi i qartë  për gjithçka që po bën, veçanërisht për golat e tij. Ai ka qenë kaq vendimtar. Ai fitoi disa ndeshje për Real Madridin në disa raste dhe nuk mendoj se askush e meriton aq shumë sa ai”, ka thënë Isco.

Bellingham ka qenë njëri ndër figurat kryesore të La Ligas këtë sezon, por keq nuk qëndron as Isco i cili me paraqitjet e tij me Real Betisin duket se është rikthyer përsëri në ditët e tij më të mira.

Anglezi pati një problem me lëndim së fundmi, që e ndaloi atë të paraqitej në ndeshjet ndaj Bragas dhe Valencias por ai tashmë është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të Ancelottit në ndeshjen e vikendit ndaj Cadizit në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat