De Biasi e mbyll me Azerbajxhanin

Futboll

De Biasi e mbyll me Azerbajxhanin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:08
De Biasi

Gianni De Biasi vendos të mbyllë pas tre vitesh e katër muajsh eksperiencën e tij me kombëtaren e Azerbajxhanit. Ish-trajneri i Shqipërisë u emërua në krye të azerëve në korrik të vitit 2020, por nuk mundi ta ngjiste kombëtaren në një nivel elitar.

Gjatë kësaj periudhe me Azerbajxhanin, tekniku italian koleksionoi 39 ndeshje nga të cilat fitoi 10, barazoi tetë dhe humbi 21. Kontrata e De Biasit me azerët përfundonte në fundin e muajit, por me mbylljen edhe të eliminatoreve, 67-vjeçari ka vendosur të largohet menjëherë.

Këtë fushatë të eliminatoreve për Euro 2024, Azerbajxhani i De Biasit u rendit i katërti në Grupin F, një grup ku bënin pjesë Belgjika, Austria, Suedia dhe Estonia.

Në ndeshjet e fundit, De Biasi ia doli të koleksiononte disa fitore të bujshme si ajo ndaj Suedisë me shifrat 3-0 apo ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, italiani nuk ishte i motivuar për të vijuar dhe tashmë mund të vendoset në kërkim të një aventure të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat