Ish - futbollisti i Realit refuzoi ofertën e bujshme

Futboll

Ish - futbollisti i Realit refuzoi ofertën e bujshme

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:22
Hazard

Xhon Obi Mikel, mesfushori nigerian që luajti për pesë sezone me Eden Hazardin te Çelsi, ka zbuluar se ishfutbollisti belg ka refuzuar më shumë se 1.1 milionë euro në javë për të luajtur në Ligën e Arabisë Saudite.

Në një rrëfim të bërë për Rio Ferdinandin, Oli Mikel ka treguar për vendimin e Hazardit dhe shpjegimin që ai ka dhënë për jo-në drejtuar sauditëve.

“Kam biseduar shpesh me Hazardin dhe një ditë e pyeta nëse dëshironte të vinte në Arabinë Saudite ku do të fitonte më shumë se 1.1 milionë euro në javë. E dini përgjigjen e tij? Më tha: ‘Dëgjo Xhon, unë kam shumë para.

Ti e di se si jetoj unë. Nuk shpenzoj shumë para. Kështu që tani kam boll para për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi'”, tregoi Obi Mikel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat