Kosova U19 një hap larg Evropianit 2024, reagon Adil Maliqi

Futboll

Kosova U19 një hap larg Evropianit 2024, reagon Adil Maliqi

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Kosova u19

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-19, Adil Maliqi ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas suksesit të djelmoshave tanë, të cilët u kualifikuan në Elite Round.  

Djemtë e Kosovës U19 kanë arritur të kualifikohen në Elite Round për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, pasi tubuan pesë pikë dhe përfunduan në vendin e dytë.

Ky sukses e ka gëzuar pa masë përzgjedhësin e emëruar së fundmi, Adil Maliqin, i cili ka reaguar me një shkrim të gjatë në profilin privat në Facebook.

“Me shumë gëzim dua ta ndaj së bashku me ju atë që veç mund ta dini, por i emocionuar se pas një rrugëtimi prej më se 15000 kilometrave rreth-e-përqark Evropës, rrugëtim gjatë së cilës me ngulm e bindje të fort se jemi duke e forcuar jo vetëm futbollin por edhe shtetin tonë, punuam së bashku me djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës për të arritur aty nga ku rrugët u hapen e ëndrrat për këta djelmosha tani janë më afër realitetit”.

“Për të arritur këtë nivel na u desh të përballemi me disa përfaqësuese që veç kanë nam në futbollin evropian e botëror siç janë Ukraina e Sllovakia si dhe me një Maltë shumë të papërshtatshme e ambicioze, por djemtë tanë ishin pa komplekse e assesi me ndjesi inferioriteti, por të vendosur e me shumë besim e bindje ju qasën të gjitha ndeshjeve me një disiplinë taktike e vetëmohim të pashoq”.

“Mos të harroj se skuadra jonë kishte një moshë mesatare më të re krahasuar me kundërshtarët tanë.

Gjithashtu skuadra jonë kishte një ofensivë dhe defensivë me të mirë nga të gjitha përfaqësueset tjera, e krejt kjo ka bërë që djelmoshat tanë në të tri ndeshjet të shfaqin lojë jo vetëm efikase por edhe të bukur për shikuesit”.

“E tëra u arrit falë punës e disiplinës para së gjithave të të gjithë lojtarëve tanë por edhe stafit mbështetës e në veçanti bashkëpunëtorit tim z. Besim Ademi”.

“Ju paqa gjithmonë, ecim drejt sfidave të reja”, ka shkruar Maliqi në profilin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat