Hajdutët “fikin” edhe futbollistin e Lazios

Futboll

Hajdutët “fikin” edhe futbollistin e Lazios

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:58
Lazio

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në “modë” prej kohësh.

I fundit që e ka pësuar është Mattia Zacagni, sulmuesi i Lazios dhe kombëtares italiane.

Gjatë mbrëmjes së të martës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 28-vjeçarit italian, duke grabitur para dhe sende me vlerë.

Çifti dhe djali i tyre nuk gjendeshin në apartament gjatë ngjarjes së hidhur në kryeqytetin italian.

Zacagni ka denoncuar menjëherë në polici, aty ku ka theksuar se grabitësit i kanë vjedhur në total rreth 70 mijë euro!

Ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat