Samir Ujkani: Nuk ia dolëm, por nuk duhet dorëzuar

Futboll

Samir Ujkani: Nuk ia dolëm, por nuk duhet dorëzuar

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:38
Samir Ujkani

Zëvendësdrejtori i kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani ka reaguar pas përmbylljes së ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Kosova e mbylli këtë kampanjë kualifikuese në vendin e pestë (të parafundit), ndonëse paraprakisht kishte aspirata për kualifikim.

E ish-kapiteni i Kosovës që rishtazi mori pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares, Samir Ujkani ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë Kombëtarë, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’ i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh.

Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtar”, shkroi Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat