Abilaliaj: Kundër Egnatias ndeshje e vështirë nga ana psikologjike

Futboll

Abilaliaj: Kundër Egnatias ndeshje e vështirë nga ana psikologjike

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Arbër Abilaliaj

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur në prag të ndeshjes me Egnatian, ndeshje që do të rifillojë nga minuta e 25-të, pas tragjedisë ku humbi jetën Dwamena.

Strategu tashmë i konfirmuar në krye të të kuqve shprehur dëshirën që ky takim të luhej më vonë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, psikologjikisht do të jetë e vështirë. Nuk do të doja ta zhvillonim kaq shpejt, në fillim do jetë e vështirë dhe më pas do të jetë e bukur për tu parë në stadium,

Nuk ka ndonjë gjë të veçantë, jemi të gjithë nga fillimi deri në fund, të fokusuar për të bërë më të mirën, dhe dëshira është të marrim 3 pikë të plota. Përveç Albanit nuk do të ketë ndryshime të tjera, pasi ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Dje në darkë janë afruar dy lojtarë që janë tek U21 i Shqipërisë, është e rëndësishme të ecim përpara ne i kemi njerëzit dhe futbollistët për ta përballuar këtë duel.

Fatkeqësisht jemi të detyruar të zhvillojmë kështu ndeshjen, besoj të gjithë ata që do të zbresin në fushë nga të dyja anët do e përligjin interesin e kësaj ndeshjeje.

Duke pasur parasysh kushtet e stadiumit, ishte një konstatim që unë e bëra, por ato 24 minutat e parë ishin të bukura për të gjithë’, deklaroi Abilaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat