Shkëndija përgatitet për sfidën në Shtip

Futboll

Shkëndija përgatitet për sfidën në Shtip

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Davor Taleski

Shkëndija e Tetovës po përgatitet për takimin e ardhshmëm përballë Bregallnicës të shtunën në Shtip.

Pauza dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare i ka ardhur mirë skuadrës dhe java e shkuar është shfrytëzuar për rikuperim dhe përgatitje qoftë fizike, apo tekniko taktike me theks në pikat ku skuadra është dashur të përmirësohet.

Pas fitores ndaj Tikveshit (11 nëntor) stafi teknin skuadrës i dha 3 ditë të lira.

Nga e mërkura ekipi u kthye në stërvitje dhe disa ditë punoi me intensitet të shtuar, që sot të ketë seancë rikuperimi, të martën futbollistët janë të lirë, derisa nga e mërkura vazhdohet me Bregallnicën në “menu”.

“Mendoj se pauza na ka bërë shumë mirë.

Disa ditë pushim ishin të mirëseardhura për secilin, derisa pastaj kemi vazhduar intensivisht dhe ndjej tamam si një mini fazë përgatitore.

Besoj kjo do të na shërbejë shumë për sprintin final në ndeshjet e mbetura deri në fund të vitit, ku synojmë të marrim sa më shumë pikë”, thotë portieri Davor Taleski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat