Policia peruane godet me shkopinj gome lojtarët e Venezuelës

Futboll

Policia peruane godet me shkopinj gome lojtarët e Venezuelës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:54
Pamje

Ndeshjet e fundit për eliminatoret e botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut janë shoqëruar me akte dhune në tribunat e stadiumeve.

Duke ditur antagonizmin dhe rivalitetin mes dy shteteve, deri diku pritej përplasja mes tifozerive në ndeshjen Brazil-Argjentinë. Por e çuditshme ishte ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes Peru-Venezuela.

Takimi i zhvilluar në kryeqytetin peruan të Limas u mbyll në barazim 1-1, ku për Perunë shënoi Yotu, ndërsa për Venezuelën realizoi Savarino.

Ajo që nddohi pas ndeshjes e la në hije produktin e fushës mes dy ekipeve, pasi policia peruane sulmoi në mënyrë të befasishme lojtarët e Venezuelës që kishin shkuar të përshëndeteshin te tribuna e tifozëve të tyre.

Pas vërshëllimës përfundimtare futbollistët e Venezuelës shkaun te tifozët e tyre për t’i duartrokitur dhe falënderuar, si dhe për t’u dhuruar fanellat e lojës.

Por në mënyrë të befasishme, ku nuk kishte asnjë incident, policia peruane formoi një kordon për të parandaluar lojtarët të festonin afër me tifozët venezuelas.

Menjëherë u u nxeh situata dhe pas shkëmbimit të fjalëve, policia u hodh në sulm duke goditur lojtarët e Venezuelës me shkopinj gome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat