Xherdan Shaqiri mbetet pjesë e Chicago Fire edhe në vitin 2024

Futboll

Xherdan Shaqiri mbetet pjesë e Chicago Fire edhe në vitin 2024

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është në objektivat e Chicago Fire edhe në vitin 2024.

Klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka publikuar listën e lojtarëve që do të paraqiten në kampionatin MLS në vitin 2024.

Pjesë e Chicagos është edhe Shaqiri.

“Lojtarët në listë mbeten të garantuar për sezonin 2024”, shkruan në njoftim Chicago Fire.

32-vjeçari ka kontratë deri në fund të vitit 2024 me Chicagon. Pjesë e Chicagos është prej shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa në 63 ndeshje ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat