Milani vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës, e programuar për të shtunën në 20:45.
Stefano Pioli e priste të ishte ndryshe kjo pauzë, e cila u ndërlikua pas barazimit me përmbysje ndaj Leçes. Lidhur me situatën, trajneri kuqezi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.
Si ka qenë java pas barazimit me Leccen?
"Ajo ishte një ndeshje e çmendur nga e cila asnjëri prej nesh nuk ishte i kënaqur.
Mendoj se gabimet i bëmë gjatë pjesës së dytë duke luajtur me një lloj nxitimi që nuk na përket.
Duhej të menaxhonim më mirë topin e të kishim shfrytëzuar të paktën njërin nga rastet që patëm për të çuar sfidën në avantazh të trefishtë", thotë Pioli.