Stadiumi në Tetovë do të ndërtohet për 3 vjet dhe do të kushtojë 9.7 milionë euro!

Futboll

Stadiumi në Tetovë do të ndërtohet për 3 vjet dhe do të kushtojë 9.7 milionë euro!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:43
Stadiumi në Tetovë

Stadiumi në Tetovë do të ndërtohet për 3 vjet dhe do të kushtojë 9.7 milionë euro!!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, që do të thotë se zyrtarisht qyteti i Tetovës, në një të ardhme të afërt do të marrë një objekt modern sportiv, që do të në gjendje të mirëpresë ndeshje ndërkombëtare.

Sipas numrit një të komunës së Tetovës, ndërtimi i stadiumit do të kushtojë 600 milionë denarë ose 9,7 milionë euro, dhe i njëjti pritet të përfundojë për një periudhë trevjeçare.

Objekti i ri sportiv në Tetovë pritet të ketë një kapacitet prej 10.000 deri në 12.000 ulëse, me hapësira moderne për ekipet e futbollit, zyrtarë dhe vende për personat VIP. Në të do të luajë Shkendija, ndërsa ndeshjet e veta pritet t’i luajë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat