Në “radarët” e Chelsea bie “ylli” napoletan

Futboll

Në “radarët” e Chelsea bie “ylli” napoletan

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Kvaraskhelia e Osimhen

Kanë një ekip mëse të kompletuar, por kjo nuk i pengon për të shpenzuar miliona të tjera, në tregun e transferimeve.

Bëhet fjalë për “blutë” e Chelsea, me “gjigantët” e Premier League, që tashmë janë në kërkim të një “ylli” tjetër për repartin ofensiv, pavarësisht se sulmi është “plot”.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, në “rrjetën” e “londinezëve” ka rënë “ylli” i Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin, i cili ende nuk ka gjetur me kampionët e Italisë akordin e rinovimit dhe nga kjo situatë dëshirojnë të përfitojnë anglezët, të cilët e kanë kthyer në objektiv kryesor kalimin e “pistonit” të krahut të majtë të fushës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj situate të “nderë”, sërish duket se lojtari pritet të kushtojë shumë, me Presidentin e “bluve” të Napoli, Aurelio de Laurentiis, që kërkon minimalisht 100 milionë euro për kartonin e Kvaraskhelia, megjithatë kjo shifër nuk i ka trembur “londinezët” të cilët janë gati të bëjnë ofertën e parë për 22-vjeçarin, ofertë e cila ende nuk dihet se çfarë vlere do të ketë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat