Kush largohet nga Juventusi?

Futboll

Kush largohet nga Juventusi?

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Stadiumi i Juventusit

Alex Sandro, mbrojtësi brazilian i Juventus-it, ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit dhe pa rinovim do të largohet me kosto zero.

Vendimi i klubit duket se është ta lërë të shkojë, edhe sepse përveç dëmtimeve të shpeshta, rroga e brazilianit është shumë e lartë dhe rëndon mbi financat e klubit.

Synimi i Giuntolit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk është të mos ia rinovojnë kontratën për të kursyer para, nëse nuk ka surpriza në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, mbrojtësi ka merkato dhe përflitet se disa skuadra të interesuara janë gati ta vjedhin atë nga Juventusi, sipas mediave italiane.

Po flitet për një të ardhme të mundshme në Spanjë për Alex Sandro, për të luajtur në La Liga ku nuk ka qenë kurrë më parë.

Ai spikati te Porto për katër vite përpara se të shkonte në Torino, por në Spanjë do të ishte një risi.

Ka dy skuadra për të: Betis, por mbi të gjitha Barcelona. Klubi Blaugrana duket se e ka seriozisht dhe dëshiron ta marrë mbrojtësin në Spanjë, duke ia vjedhur kështu Juventusit.

Operacioni nuk ka gjasa të kryhet në janar dhe do të duhet të pritet përfundimin i kontratës në mënyrë që të mos i paguhet Juventusit asnjë dëmshpërblim dhe ta marrin atë me kosto zero verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat