Habit ish-sulmuesi i Francës, ja çfarë thotë për Shqipërinë e Kosovën

Futboll

Habit ish-sulmuesi i Francës, ja çfarë thotë për Shqipërinë e Kosovën

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Christophe Dugarry

Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka lëshuar një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC.

Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit.

“Janë disa Kombëtare që nuk kanë lidhje me Europianin si Estonia, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistan, Moldavia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malta, Kosova, Andorra, Armenia”, tha Dugarry.

Dugarry në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Milan, Barcelona, Marseille, Bordeaux e Birmingham, ndërsa me ‘Gjelat’ ka luajtur 55 ndeshje duke shënuar 8 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat