Ronaldo Webster: Të gjithë e dijmë që Shkendija është një skuadër e mirë 

Futboll

Ronaldo Webster: Të gjithë e dijmë që Shkendija është një skuadër e mirë 

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:53
Pamje nga një ndeshje

Bregallnica e Shtipit, të shtunën nga ora 13:00 në Shtip, e pret Shkëndijën e Tetovës, në ndeshjen e parë të javës së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Një nga futbollistët më të mirë të Bregallnicës, Ronaldo Webster beson se skuadra mund të luajë mirë dhe të marrë pikët e dëshiruara ndaj favoritit, skuadrës shqiptare

“Në ndeshjen e parë të ndërsjellë me Shkendijen këtë sezon kemi humbur për fat të keq. Ishim kundërshtari më i mirë, krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim. 

Por ky është futbolli.

Të gjithë e dijmë që Shkendija është një skuadër e mirë, por personalisht mendoj se është koha që Bregallnica të kthehet në rrugën e fitores dhe vetëm fitorja është në mendjen tonë”, - thotë Ronaldo Webster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat