Fundi i sezonit për lojtarin shqiptar në Zvicër

Futboll

Fundi i sezonit për lojtarin shqiptar në Zvicër

Nga: K. G. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:29
Betim Fazliji

Lajm i hidhur nga Zvicra, Betim Fazliji ka këputur ligamentin në gjurin e majtë gjatë stërvitjes. 

Sezoni i tij ka përfunduar, raporton mediumi zviceran “Blick”.

“Ka përfunduar sezoni për Betim Fazlijin, lojtar i St. Gallenit. 

Siç ka njoftuar FC St. Gallen, Fazliji ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite. 

Operacioni është planifikuar për në fundjavë.

Fazliji u kthye në Zvicër gjatë verës pas një sezoni në FC St. Pauli.

 Mesfushori i gjithanshëm u bë lojtar standard dhe një performues i mirë përsëri. 

Ai ishte në formacionin startues në dhjetë ndeshjet e para të Superligës”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat