Java e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, sot zhvillohet një ndeshje

Futboll

Java e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, sot zhvillohet një ndeshje

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje si favorit absolut me katër fitore radhazi

Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje si favorit absolut me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit e Qëndrim Kidës janë gjithashtu në formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, kështu që presin rezultat pozitiv.

Gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.

Ndeshjet tjera të javës së 14-të zhvillohen të shtunën dhe dielën, me nga dy ndeshje në secilën ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat