Prishtina e pakënaqur

Futboll

Prishtina e pakënaqur

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit, FC Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e radhës me Dritën, e cila ishte e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvendosur në Kompleksin Nacional në Hajvali.

Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” është rënduar ditëve të fundit pasi Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje dhe kushtet atmosferike kanë ndikuar që kjo fushë të jetë në gjendje jo të mirë, duke i pamundësuar kryeqyteasve të zhvillojnë ndeshjen e radhës në stadiumin e tyre.

Pasnesër, në Hajvali, do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 15-të të Albi Mall Superligës me fillim nga ora 13:00.

“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli.” thuhet në njoftimin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat