“Duhet ta pyesni Realin”, flet agjentja e Haaland

Futboll

“Duhet ta pyesni Realin”, flet agjentja e Haaland

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Erling Haaland

Agjentja e bomberit norvegjez, Erling Haaland, Rafaela Pimenta i është adresuar spekulimeve që po e lidhin klientin e tij me Real Madridin.

Pimenta tha se duhet të pyetet Reali për këtë çështje, ndërsa vazhdoi të thotë se Haaland e kishte merituar ta fitojë Topin e Artë.

“Spekulimet me Real Madridin? Ju duhet të pyesni Real Madridin, jo mua”, tha Pimenta.

“Ai e meritoi të fitonte Topin e Artë, unë shpresoj që ai do ta fitojë atë, por jam e sigurt se ai preferon titullin e Ligës së Kampionëve me skuadrën e tij”, vazhdoi më tej agjentja e Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat