Java e shtatë sjell klasiken Tirana - Vllaznia

Futboll

Java e shtatë sjell klasiken Tirana - Vllaznia

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:40
Pamje nga një nndeshje

Të shtunën do të zhvillohet java e shtatë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Këtë javë do të luhen vetëm tri sfida, pasi ndeshjet Kinostudio-Skënderbeu dhe Laçi-Apolonia janë shtyrë për shkak të angazhimit të disa futbollisteve me ekipin Kombëtar U17 të vajzave.

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të jetë supersfida e javës. Të dyja ekipet kryesojnë renditjen me pikë të barabarta (18) dhe deri tani nuk njohin asnjë rezultat tjetër përveçse fitoreve. Kjo ndeshje e rëndësishme për kreun, është planifikuar të zhvillohet të shtunën (13:00) në kompleksin “Skënder Halili”.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Lushnja-Partizani. Deri tani vajzat e Lushnjes nuk kanë grumbulluar asnjë pikë dhe janë në kërkim të triumfit të parë për këtë sezon.

Ndërsa vajzat e Partizanit do të kërkojnë fitoren për të mos humbur terren me kreun e renditjes.

Dueli i fundit i kësaj jave do të jetë Teuta-Gramshi, i programuar të luhet në orën 15:00.

Të dyja ekipet kanë grumbulluar vetëm tri pikë pas gjashtë javëve të para, dhe do të kenë një mundësi të mirë për t’u rikthyer te fitorja.

Ndeshjet e javës së shtatë:

Tirana-Vllaznia, e shtunë, ora 13:00
Lushnja-Partizani, e shtunë, ora 13:00
Teuta-Gramshi, e shtunë, ora 15:00
Kinostudio-Skënderbeu, e shtyrë
Laçi-Apolonia, e shtyrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat