Skandal, gazetari: Në Kombëtare paguajnë lojtarët 20 mijë euro për të marrë ftesën

Futboll

Skandal, gazetari: Në Kombëtare paguajnë lojtarët 20 mijë euro për të marrë ftesën

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje

Bosnje Hercegovina do të luajë kundër Ukrainës në kualifikueset për Europianin 2024.

E teksa shorti i zgjodhi kundërshtarin, një tronditje e madhe ka shkuar në Bosnje.

Më saktësisht i vjen nga Polonia, nëpërmjet gazetarit Pitor Slonka.

Sipas tij, të gjithë lojtarët përveç Dzekos paguajnë 20 mijë euro për të marrë ftesën që të grumbullohen nga Kombëtarja.

“Bosnja është një Kombëtare shumë e dobët.

Një nga lojtarët e tyre më tha se janë në krizë të madhe.

Në Kombëtare luan me meritë vetëm Dzeko atje. Të gjithë lojtarët e tjerë përveç Dzekos, duhet të paguajnë 20 mijë euro e më shumë për të luajtur.

Futbollistët që paguajnë, nuk duhet të bëjnë më asgjë tjetër”, tha Slonka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat