Xavi humb shërbimet e portierit

Futboll

Xavi humb shërbimet e portierit

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Marc-Andre ter Stegen

Xavi humb shërbimet e portierit!

Kur na ndajnë vetëm katër ditë nga përballja e fazës së grupeve, të UEFA Champions League, ndaj “Dragonjve” të Porto, portieri i “katalanasve” të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen është në dyshim për pozicionin e titullarit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediumeve spanjolle,  tekniku Xavi nuk do të rrezikojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano me “gardianin” gjerman, me “blaugranat”, që do të përballen me skuadrën e Ivan Balliut të shtunën, në orën 14:00, në sfidën e vlefshme për javën së 14-të të La Liga.

Ter Stegen u kthye nga skuadra e Gjermanisë me dhimbje shpine dhe nuk është stërvitur ende këtë javë dhe opsioni më i mundshëm është që lojtari të udhëtojë në Madrid, por titullar të jetë Inaki Pena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat