​Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

Futboll

​Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:02
Niko Kovac.

Në mesin e shumë emrave që po lakohen në media vendore si kandidat për stolin e trajneri të Kombëtares së Kosovës, është edhe kroati Niko Kovac.

Largimi i Primoz Glihas e ka lënë vakant këtë pozitë dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri.

Kroati Niko Kovac është në krye të skuadrës gjermane Wolfsburg e cila së fundi është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve duke bërë që e ardhmja e tij të jetë e pasigurt, për t’u p[arë kështu si një opsion për të marr drejtimin e Dardanëve.

Të kontaktuar nga KosovaPress, nga klubi gjerman kanë thënë se “nuk kanë përgjigje për këtë çështje”.

“Për çështje si kjo dhe të tjera të cila i konsiderojmë të brendshme, ne nuk mund të përgjigjemi”, thuhet në përgjgijen e Wolfsburgut për KP.

Ndryshe, burime brenda FFK-së i kanë thënë KosovaPressit se deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret për stolin e trajnerit të ri, por që një vendim mund të merret së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat