Klopp: City, skuadra më e fortë në botë, nëse janë në formë…

Futboll

Klopp: City, skuadra më e fortë në botë, nëse janë në formë…

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:32
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për median angleze për ndeshjen kundër Manchester City-t, duke thurur lëvdata për skuadrën e Pep Guardiolës:

“E shtuna është një ndeshje e rëndësishme, pa dyshim, kundër skuadrës më të fortë në botë në vitet e fundit.

Është një detyrë e madhe për të gjitha skuadrat e futbollit në botë dhe për ne gjithashtu, por gjithsesi do të përpiqemi të marrim rezultatin e duhur”,  është shprehur trajneri i “The Reds”.

Për Manchester City-n dhe serinë prej 23 ndeshjesh radhazi me fitore në shtëpi të kësaj skuadre, gjermani shtoi:

“Asgjë që mund të them nuk i bën më të dobët, nëse dalin në lojën e tyre, nuk ka asnjë skuadër që mund t’i mundë.

Por nëse mund ta ndryshojmë këtë, ka një shans. Atëherë duhet të përfitojmë…

Duket se jemi pak më afër nivelit të këtij rivali, por në ditët e ndeshje duhet të fitosh betejat vendimtare në fushë”, përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat