Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, skuadrat luftojnë për fitore

Futboll

Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, skuadrat luftojnë për fitore

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Skënderbeu-Teuta, që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin e Korçës, nuk është thjesht një ndeshje e zakonshme radhe.

Një gjë të tillë e pranon edhe vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, i cili nuk sheh rezultat tjetër, veç fitores në këtë përballje.

Edhe Teuta do të tentojë sot në Korçë kthesën e madhe, për t’iu larguar sa më shpejt fundit të tabelës.

Nga ana tjetër, Vllaznia sfidon kurbinasti, Laçin, dhe kjo ndeshje, ashtu si ajo mes korçarëve dhe durrsakëve, do të luhet vetëm për fitore, pasi në përgjithësi, të katërta skuadrat sot duan të rikthehen te fitorja, pasi ja kanë harruar shijen.

Formacionet zyrtare Skenderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Ramos, Randi, Frashëri, Rabiu, Zenullari, Liço, Nikaj, Rashica, Frenkli. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Karabeci, Boçi, Gjinollari, Daci. Trajner: Edi Martini

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Hakaj, Stojanoviç, Juriç, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Gruda, Çoba, Bruno Gomesh.
Trajner: Qatip Osmani

LAÇI: Dajsinani, Silva, Dajko, Mjaki, Kryeziu, Qato, Da Silva, Manellari, Bibo, Barjamaj, Sobouejl.
Trajner: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat