Zbulohet akuza e plotë ndaj Dani Alves

Futboll

Zbulohet akuza e plotë ndaj Dani Alves

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:00
Dani Alves

Ka ende shumë për të sqaruar në gjyqin që po zhvillohet në gjykatat e Barcelonës në lidhje me përdhunimin e dyshuar, që Dani Alves ka kryer ndaj një vajze 23-vjeçare në banjën e një klubi nate në “Sutton” të Barcelonës. Disa fakte të jashtëzakonshme, si rezultat i dokumentit të paraqitur më 23 nëntor nga Ministria Publike, ku theksohet në detaje episodi i “ankthit dhe terrorit” që e reja ka përjetuar në një nga banjat, në zonën e rezervuar të lokalit.

Në dokumentin që i është dorëzuar Gjykatës së Barcelonës, rrëfehen në mënyrë të detajuar dhe kronologjike ngjarjet e ndodhura më 30 dhjetor. Sipas tij, qëndrimi i lojtarit cilësohet si “përçmues dhe i dhunshëm”.

Sipas dokumentit, të gjitha ngjarjet ndodhën në kabinën “Moet” të klubit të natës së lartpërmendur të Barcelonës. Aty, “viktima” u ul me kushëririn e saj dhe një shoqe, pasi u ftuan për të pirë në atë zonë private nga Alves dhe një shok i futbollistit që e shoqëronte.

Fillimisht ata nuk pranuan, por me “insistim”, të pestë përfunduan duke pirë, biseduar dhe kërcyer.

Gjëja tjetër që përshkruhet është se si e ka mbajtur në ankth “viktimën”, duke e përqafuar dhe afruar. Në fakt, në dy raste ai e ka kapur dorën dhe e ka afruar pranë penisit të tij, gjë që e reja nuk e ka pranuar. Ajo është përgjigjur duke e hequr dorën me shpejtësi, aty i kuptoi qëllimet e tij. Ora ishte rreth 03:20 të mëngjesit kur Alves shkoi te një derë aty pranë, duke i thënë “viktimës” të vinte. Vajza e bëri këtë pa e ditur se vendi ku po hynte ishte një zonë private.

Pasi futet brenda, futbollisti e dërgon në një banjë dhe mbylli derën, pa e lënë të dilte, edhe pse ajo kërkoi me ngulm. Dokumenti thotë gjithashtu se “ai filloi ta prekte me një qëllim lakmitar dhe një qëllim të qartë për të kënaqur dëshirat e tij seksuale”.

Më pas, Alves u ul në kapakun e tualetit dhe e kapi viktimën fort nga beli, me një “qëndrim mospërfillës” ndaj rezistencës së saj. Më pas i ka ulur pantallonat, i ka tërhequr flokët, e ka bërë të bie përtokë me gjunjë dhe e ka goditur disa herë në fytyrë, ndërsa i ka kërkuar që t’i thotë “unë jam kurva jote e vogël”, sipas asaj që përshkruan Ministria Publike.

Prokuroria thotë se “viktima”, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar të largohet nga ai vend, por Alves e ka penguar. E përballur me qëndrimin e futbollistit “të dhunshëm” dhe pasi u mbyll në banjë, ajo “u ndje e tronditur dhe pa aftësinë për të reaguar, duke arritur deri në atë pikë sa i mungonte fryma, duke pasur parasysh situatën e ankthit dhe tmerrit për atë që po përjetonte”.

Më pas, sipas deklaratës, futbollisti e ka prekur trupin e saj, ka tentuar të kryejë seks oral, pa sukses, më pas ka depërtuar në mënyrë vaginale, pa prezervativ. Pas kësaj, agresori i dyshuar është larguar menjëherë nga banja dhe aty ka lënë “viktimën”, e cila pasi është larguar ka shkuar te kushërira e saj, duke i kërkuar që të largohet nga ambienti.

Ajo ishte duke dalë kur u rrëzua, filloi të qante dhe u trajtua nga stafi i klubit të natës, të cilët pikërisht në atë moment aktivizuan protokollin kundër sulmit seksual. Në momentin kur stafi i “Sutton” po ndihmonte “viktimën”, Alves dhe shoqëruesi i tij u larguan nga ambientet “me shpejtësi”, pa shkëmbyer asnjë fjalë me “viktimën” dhe kushëririn e saj, kur u kryqëzuan në një nga korridoret.

Për këto fakte, Prokuroria, përveçse ka kërkuar 9 vite burg për lojtarin, pohon se “viktima” vuan nga “stresi post-traumatik me intensitet të lartë global, me pasoja funksionale dhe përkeqësim në disa fusha të funksionimit”. Prandaj ajo mbetet në mjekim psikiatrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat