Reali planifikon “galaktikët” e rinj

Futboll

Reali planifikon “galaktikët” e rinj

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:37
Ikardi

Real Madrid prej vitesh ka shmangur blerjet shumë të bujshme, nga ato që thyejnë rekordet e transferimeve të futbollistëve.

Gjithçka në mënyrë që klubi i drejtuar nga Florentino Perez të ketë mundësinë që të ndërtojë përsëri nga e para një cikël të ri “galaktikësh”.

Sipas mediave spanjolle,  klubi ka të ardhura të mjaftueshëm që të sigurojë firmën e Erling Haland duke i paguar klauzolën në verë.

Por ndërkohë kërkon edhe një tjetër lojtar shumë të njohur si Mauro Ikardi, i cili ka rigjetur formën e tij me skuadrën e Gallatasarajit në Turqi.

Sot, e përditshmja spanjolle “AS”, ka bërë të ditur se edhe Kilian Mbape është në radarët e Realit, ndonëse klubi e mohon një gjë të tillë. Afrimi i tij me parametra zero në verë, bën që Reali të mendojë seriozisht që të shpenzojë shifra të rëndësishme për rrogën e tij.

Gjithçka duket gati që në këtë skuadër të afrohen emra të mëdhenj në repartin e avancuar në verën e vitit 2024, kur mendohet të fillojë etapa e parë e ciklit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat