Pochettino thotë se Nkunku ende nuk është i gatshëm

Futboll

Pochettino thotë se Nkunku ende nuk është i gatshëm

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Nkunku

Christopher Nkunku është afër rikuperimit nga lëndimi i gjurit, i cili e ka lënë jashtë fushës sulmuesin francez që para fillimit të sezonit, por nuk do të jetë në skuadrën e Chelseas për t`u përballur me Newcastle United, ka thënë trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino.

Në tabelën e Premier League të kryesuar nga Manchester City, Chelsea është në vendin e dhjetë.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi pati vështirësi në fillim të sezonit, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e para, por hyn në ndeshjen e së shtunës me Newcastle pas një fitore ndaj  Tottenham Hotspur dhe një barazim me Manchester City.

“Javën e kaluar Christopher mori pjesë në disa seanca stërvitore, por ende nuk është rikuperuar plotësisht për të qenë pjesë e seancave taktike. Hap pas hapi do të gjejmë mënyrën më të mirë që ai të përshtatet në ekip”, ka thënë Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat