Arbër Hoxha po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit kroat.
Ai ka realizuar gol sot në ndeshjen që skuadra e tij, Slaven Belupo, po e luan ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Për 25-vjeçarin ishte ky goli i tij i katërt në kampionat, krahas edhe dy asistimeve.
Slaven Belupo momentalisht është duke udhëhequr me rezultatin 1:2.