Lakmohet nga gjigantët e Europës, zbulohet misteri i klauzolës së Xabi Alonso

Futboll

Lakmohet nga gjigantët e Europës, zbulohet misteri i klauzolës së Xabi Alonso

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Alonso

Viti i fundit i Xabi Alonso në stolin e Bayer Leverkusen ka qenë i një niveli të jashtëzakonshëm. Aq sa ish-lojtari i Real Madrid, Bayern Munich apo Liverpool ka hyrë në radarët e gjigantëve europianë si trajner i ri me shumë perspektivë.

Kështu, prej disa kohësh dyshohet se spanjolli do të largohet herët nga eksperienca në Gjermani (ka kontratë deri në vitin 2026), pasi do të paguajë klauzolën e lirimit. "Bild" raportoi më herët se spanjolli mund të largohet pa probleme në destinacionet e mundshme nëse është e nevojshme: Madrid, Liverpool ose Mynih.

Megjithatë, një klauzolë e tillë nuk ekziston. Këtë e ka konfirmuar edhe Fernando Carro, CEO i klubit gjerman, i cili në një intervistë për "TalkSPORT" ka thënë se trajneri nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje në këtë drejtim në kontratën që ka nënshkruar verën e kaluar:

“Klauzolë speciale për Xabi Alonson? Jo, nuk kemi nevojë të keni një klauzolë të tillë. Ne kemi një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me Xabi. Ai e di që ne jemi një klub serioz. Në fund, ne nuk do të detyrojmë dikë të qëndrojë nëse nuk dëshiron të qëndrojë. Duam që ai të ndjehet i lumtur sa qëndron me ne, ky është qëllimi ynë.

Jo, nuk ka asgjë të tillë në letër, por ndonjëherë marrëveshjet që nuk janë në letër janë gjithashtu marrëveshje. Ne e dimë që nëse Xabi duhet të bëjë diçka në të ardhmen, mund të flasim me njëri-tjetrin. Shpresoj se nuk duhet ta bëjmë këtë, sepse ai do të qëndrojë dhe do të jetë i lumtur në Leverkusen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat