Monchengladbach avancoi me 0:2 por mposhtet në Dortmund

Futboll

Monchengladbach avancoi me 0:2 por mposhtet në Dortmund

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:27
Dortmund

Monchengladbach kthehet duarthatë nga Dortmundi.

Borussia Monchengladbach mposhtet në udhëtim, me rezultat 4:2 nga Borussia Dortmundit, në takimin e javës së 12-të të Bundesliga.

Një pjesë e parë për t'u mbajtur mend, pesë gola u shënuan dhe me përmbysje.

Monchengladbach ka avancuar me 0:2 por vendasit përmbysën gjithçka.

Futbollistët Reitz (13'), Kone (28') shënuan për Monchengladbach dhe Sabitzer (30'), Fullkrug (32'), Bynoe-Gittens (45') e Malen (90+7').

Dortmundi renditet në vend të katërt me 24 pikë e Monchengladbach është në të 11-tin me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat