Bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën mbresëlënëse të golave

Futboll

Bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën mbresëlënëse të golave

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:43
Çiro Imobile

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile, ka treguar se është një golashënues i mirëfilltë dhe do të hyjë në histori si një nga bomberat më të mëdhenj që kanë luajtur në elitën e futbollit italian.

Por rekordi që ka vendosur ai sot, e ka bërë unik.

Me 198 gola të shënuar, Imobile është golashënuesi i 6 më i mirë i të gjitha kohëve në Serinë A., teksa ka përpara vetëm emra shumë të njohur si Piola, Toti e Nordahl ndër të tjerë.

Por me 198 golat e shënuar në këtë kampionat, ai sot ka vendosur një rekord pasi me rrjetën e tundur ndaj Salernitanës, është bërë futbollisti i parë në histori që ka shënuar 100 gola në transfertë në Serinë A.

Një shifër mbresëlënëse, pasi rezulton se lojtari ka shënuar më shumë gola në transfertë në karrierën e tij në Serinë A sesa si pritës me fanellën e skuadrave me të cilat ka luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat