Real Madridi në bisedime për të nënshkruar me Icardin

Futboll

Real Madridi në bisedime për të nënshkruar me Icardin

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 08:35
Icardi

Me Vinicius Junior që do të jetë jashtë fushave për së paku deri në janar, opsionet për sulmin e Real Madridit janë zvogëluar.

Rodrygo dhe Joselu Mato mbetetn dy sulmuesit e vetëm natyralë në dispozicion të Carlo Ancelottit.

Pavarësisht se ka pasur raportime se Real Madridi nuk ka ndërmend të nënshkruajë me një tjetër sulmues në janar, tani duket se krerët e klubit kanë ndryshuar mendje.

Raportimet për ndryshim të qëndrimit lidhur me transferimin bazohen në një deklaratë të fundit të Elio Letterio Pino, i cili përfaqëson Mauro Icardin – sulmuesin e lidhur me një kalim në Madrid.

“Nuk ka ende një ofertë zyrtare. Unë jam në Madrid. Real Madridi nuk ka bërë asnjë ofertë për Icardin. Ata nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare, por ne po flasim me përgjegjësit e Real Madridit”, deklaroi Pino, raporton “AS”.

Icardi po kalon sezon fantastik me Galatasarayn, klub te i cili u transferua në verën e këtij viti. Edhe sezoni i kaluar i tij në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini te gjiganti turk ishte mbresëlenës.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë të vlefshme me kampionët në fuqi të Turqisë deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat